“Nënat të jenë të vëmendshme”/ Gripi dhe Covidi shtojnë rastet në pediatrinë e Vlorës

“Nënat të jenë të vëmendshme”/ Gripi dhe Covidi shtojnë rastet në pediatrinë e Vlorës

Virozat gripale dhe rastet me covid kanë shtuar numrin e vizitave në pediatrinë e Vlorës. Rreth 90 raste të fëmijëve paraqiten në ditë pranë pediatrisë së qytetit bregdetar.

Sipas kryepediatres Rina Llanaj, të vegjlit nga qyteti janë ato që dominojnë më shumë rastet e prekura në pediatri, dhe më pak nga zonat rurale.

Mjekja Llanaj, këshillon nënat të jenë të vëmendshme dhe të kërkojnë menjëherë shërbimin shëndetësor, pasi simptomat e Covid-19 janë të ngjashme me ato të gripit sezonal.    

Rritja e numrit të vizitave, lidhet edhe me situatën nga kushtet atmosferike, pasi në këtë periudhë numri i pacientëve që paraqiten në pediatri është relativisht i lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy