Marrja e shërbimit shëndetësor në Urgjencën Pediatrike të Lezhës është kthyer në sfidë dhe makth për pacientet, për shkak të ambienteve të kufizuara.
Në këtë repart ka vetëm 12 shtretër, ndërsa numri i fëmijëve që paraqiten për të marrë shërbim mjekësor brenda 24 orëve në shumë raste shkon deri në 80.
Mjeku Pediatër, Mark Marku thotë se me rikonstruksionin që do të bëhet në vitin 2023, shpresat janë që të zgjerohet edhe më shumë reparti i pediatrisë.



