Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, jo më shumë se 15 studentë në klasë

Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, jo më shumë se 15 studentë në klasë

Ministrja së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi gjatë një komunkimi për mediat i është drejtuar studentëve, pedagogëve dhe stafeve universitare, në lidhje me mënyrën e zhvillimit të provimeve të sezonit të dimrit, pas vendimmarrjes së sotme të Komitetit Teknik mbi masat e reja mbrojtëse antiCovid-19.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se ka kërkuar që në ato raste kur lënda nuk nuk mund të drejtohet online, provimi mund të zhvillohet në auditore duke respektuar të masat anticovid.

Gjithashtu ajo tha se të gjithë atyre studentëve të cilët nuk kanë mundësi që të marrin pjesë në këtë sezon tu jepet e drejta e një sezoni shtesë. Ndërsa lidhur me zhvilliminne provimeve Kushi sqaroi se ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe numri në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta dhe koha në dispozicion jo më shumë se jo më shumë se një orë.

"Që nga ky moment duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë për të garantuar një proces të rregullt do të kërkoja nga universitetet që në rastet kur provimi smund të zhvillohet online ai mund të zhvillohet në universitetet duke respektuar protokollet.

Universtietet duhet tu japin të drejtë studentëve nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Atyre që sdo marrin pjesë tu ofrohet mundësia e  një sezoni të ndërmjetëm. Zgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë. Kjo do frenojë përhapjen e pandemsië dhe do të ndihmojë studentët të mësojnë më shumë.

Të mos penalizohen provimet për mosmarrjen pjesë në seminare. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë.

Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar. Jam mirënjohëse çdo studenti për durimin dhe sakrificën e treguar deri tani", tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy