Fizioterapistja Grëmbi: Mos i hidhni fëmijët në ajër, mund t’u dëmtoni trurin dhe shtyllën kurrizore

Fizioterapistja Grëmbi: Mos i hidhni fëmijët në ajër, mund t’u dëmtoni trurin dhe shtyllën kurrizore

Fizioterapistja për fëmijë, Rina Grëmbi, tha në emisionin “Zgjohu me Mcn” se hedhja e fëmijës 2 deri në 18 muajsh në ajër mund t’u shkaktojë probleme, si përthyerja e qafës dhe dëmtimi i shtyllës kurrizore si dhe dëmtime të trurit. 

Grëmbi vuri në dukje se truri i fëmijës mund të pësojë tronditje, ku trauma është e ngjashme me atë që pësohet në një aksident, dhe rrëzikon çarjen e enëve të gjakut e për pasojë hemorragji. Fizioterapistja tha se hemorragjia mund të prekë aftësitë fizike, të folurën apo shikimin e fëmijës. 

Ka dy gjëra që duhet të kemi parasysh kur marrim bebushin dhe e ngremë nga krahët. Duhet ta kapim poshtë sqetullave sepse mund të dalë krahu nga vendi. Prindërit e bëjnë që e marrin dhe e hedhin lart në ajër, dhe e kapin prapë. 

Nga 2 muaj deri në 18 muaj...2 muajsh s’është në gjendje të kontrollojë muskulaturën e vet, por edhe një beb 6 mujash duhet të ketë lojëra të tjera, dhe jo ta marrim ta hedhin lart, sepse përveç muskulaturës së qafës që ende s’është formuar siç duhet, forca që ushtrohet kur hidhet lart, është shumë më e madhe për një bebush, mund të ndodhë edhe dëmtimi i shtyllës kurrizore, aq e rrezikshme është.

 Kur hidhet lart për një bebush delikat është një forcë shumë e madhe. Dy problemet kryesore janë përthyerja e qafës më shumë seç duhet, dëmtim i shtyllës kurriozre, por edhe truri. Truri është duke u rritur, zhvilluar, dhe përbëhet nga shumë enë gjaku, shumë delikate, dhe truri do tronditet brenda kafes së tij nga forca e madhe. 

Kur truri përplaset pas kafkës, mënyra si tronditet, trauma që pëson është sikur të jetë një aksident, dhe enët çahen dhe ndodh hemorragjia. Mund të prekë aftësistë fizike, të folurën, apo shikimin, varet ku shkon hemorragjia. Nëse ndodh menjëherë duhet shkuar në Urgjencë, ku mjekët të bëjnë analizat dhe procedurat e duhura”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy