Manastirliu apel qytetarëve: Virusi s’bën dallim moshe, ka të rinj që po trajtohen te Infektivi

Manastirliu apel qytetarëve: Virusi s’bën dallim moshe, ka të rinj që po trajtohen te Infektivi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish apel qytetarëve për respektim të masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Përmes një video në rrjetin social ‘Facebook’, krahas saj ajo shkruan se në spitalin Infektiv janë duke u kuruar shumë qytetarë, mes tyre ka dhe shumë të rinj të cilët kanë shfaqur simptoma të rënda të koronavirusit.

Ajo u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen vigjilentë, veçanërisht të rinjve që të cilët konsiderohen si më pak të prekur, nuk i respektojnë masat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, por mund të infektojnë familjarët  që janë në moshë më madhore.

“Sot në spitalin Infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz! Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan Manastirliu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy