
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur shifrën e përfituar nga bonusi i bebes.
Me anë të një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se këtë bonus gjatë këtij viti e kanë përfituar 36,238 fëmijë të lindur.
Ministrja shprehet më tej se nënat do të marrin mbështetje nga 40 mijë lekë për fëmijët e parë deri në 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
Me buxhetin 2022 Manastirliu thekson se do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.
36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.



