Qendresa Qytetare kërkesë MA: Përgjysmoni tarifat e studimit në Universitete

Qendresa Qytetare kërkesë MA: Përgjysmoni tarifat e studimit në Universitete

Qëndresa Qytetare, i drejtoi një kërkesë Minsitrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për përgjysmimin e tarifave të studimit (click për dekumentin) për studentët e ciklit të parë dhe të dytë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2019-2020.

Kjo iniciative erdhi me indicien dhe kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Ekonomisë i UT, të cilët theksonin se situata e pandemisë ka pasur një impakt të drejtëpërdrejtë në ekonominë e familjeve të tyre dhe gjatë zhvillimit të mësimit online ata kanë marrë një minimum shërbimesh nga universiteti për shkak të distancës fizike.

Kjo situatë ka prekur vecanërisht studentët e ciklit të dytë të studimeve (master), të cilët filluan studimet në muajin Nëntor 2019. Për shkak të tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, shkolla u ndërpre për një afat dy javor. Më pas, në Mars 2020 do të ndërprisnin frekuentimin e universitetit deri më tani. Praktikisht, studentët e masterit kanë frekuentuar universitetin vetëm për një periudhë të shkurtër në Janar-Shkurt 2020.

Megjithatë, ata do të duhet të paguajnë tarifën e plotë të studimit, të cilat sic kemi shpjeguar më lart variojnë nga 600 0000-233 000 lekë. Shumat janë të konsiderueshme, i vendosin studentët dhe familjet e tyre në vështirë të mëdha ekonomike për përballimin e tyre, duke marrë parasysh edhe faktin se ata janë të detyruar të paguajnë qeratë e shtepive megjithëse nuk patën mundësi të kthehen apo të marrin sendet e tyre personale për shkak të kufizimit të lëvizjes apo paqartësisë së vendimit për rikthimin ose jo në auditore nga institucionet.

Sipas KLSH, tarifat e shkollimit janë të vendosura jo mbi bazën e analizës së kostove dhe kushteve social-ekonomike të vendit por mbi gjykime arbitrare të organeve drejtuese të universiteteve, Në rastin konkret, tarifat e studimit duhet të jenë reflektim i faktit se gjatë këtyre tre muajve, studentët, vecanërisht studentët e ciklit të dytë, kanë marrë një nivel minimal shërbimesh administrative dhe për më tepër kanë shpenzuar para shtesë për blerjen e paketave të internetit për të ndjekur mësimin online.

"Për këto arsye i drejtohemi Ministrisë së Arsimit dhe Universiteti i Tiranës, në ushtrim të kompetencave të tyre ligjore dhe statuore, të marrin masat e nevojshme për të lehtësuar pasojat ekonomike që ka prodhuar gjendja e pandemisë nga data 11 Mars e në vijim në vendin tone duke përgjysmimi i tarifave për studentët e ciklit të parë dhe të dytë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2019-2020. Efekti financiar që do të kishte ky vendim në buxhetin e Universitetit të Tiranës, mund të rimbursohet pjesërisht nga Buxheti i Shtetit dhe pjesërisht nga buxheti i UT", thuhet në njoftimin e Qendresës Qytetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy