Maturantët sot në provimin e fundit, testohen në Lëndët me Zgjedhje

Maturantët sot në provimin e fundit, testohen në Lëndët me Zgjedhje

Ditën e sotme rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për Lëndët me Zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Edhe këtë vit maturantët zbatuan rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi.

Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohej e kundërta maturanti duhet të mbante përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Maturantët kanë kryer më herët, pra me 3 qershor provimin e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 7 qershor me Gjuhën shqipe, me Matematikën më 11 qershor dhe ditën e sotme me provimin e lëndës me zgjedhje.

Kujtojmë se në përfundim të provimit të Matematikës, maturantët kanë reaguar me protesta, pasi u shprehën se hasën vështirësi në zgjidhjen e tezës dhe shumë gjëra nuk i kishin bërë duke marrë parasysh që viti shkollor ka funksionuar më së shumti online për shkak të pandemisë. 

Maturantët mbyllin sot ciklin e provimeve për të vijuar me aplikimet në universitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy