4 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm, viktima të Agresionit

4 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm, viktima të Agresionit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit.
 Agresioni nënkupton sjellje (reagim emocional) që në thelb synon të shkaktojë dëm, të lëndojë një person fizikisht ose psiqikisht.

Prandaj, agresioni njerëzor mund të jetë fizik dhe psikik. Agresioni fizik është i drejtuar kah integriteti fizik dhe trupor i një personi, ndërsa agresioni psikik më së shpeshti realizohet përmes kërcënimit. Dita ndërkombëtare kundër agresionit shënohet pikërisht për shkak të rritjes së sjelljeve të tilla agresive.

Është një festë e përvitshme që zhvillohet çdo vit më 4 qershor për të njohur dhimbjen që vuajnë fëmijët në mbarë botën që janë viktima të abuzimit fizik, psikik dhe emocional. Kjo gjithashtu është edhe një nxitje për një riangazhim të komunitetin ndërkombëtar drejt synimit për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve.

Shënimi i kësaj dite fillimisht u motivua nga Lufta e Libanit të vitit 1982, ku viktima të agresionit nga forcat izraelite ishin një numër i madh fëmijësh të pafajshëm libanezë dhe palestinezë. Miratimi i kësaj dite u bë pak më vonë në një takim të jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 19 gusht 1982, që u thirr për shkak të frikës nga numri gjithnjë e në rritje i viktimave civile, duke përfshirë edhe fëmijët.

 Sot, dita fokusohet tek fëmijët në mbarë botën që janë viktima të pafajshme të agresionit, dhunës dhe abuzimit. Pra, po bëhen përpjekje për t’i dhënë fund agresionit dhe për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve në çdo rajon tjetër të botës të prekur nga konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy