Virusi Covid-19 i ka marrë jetën një fëmije 10 vjeç, pasi ishte infektuar nga COVID-19. Sipas informacioneve, fëmija ishte dërguar nga familja e tij në Greqi për të mundësuar shërimin e tij.
Fëmija i mitur mësohet se kishte sëmundje bashkëshoqëruese, e cila ia ka komplikuar gjendjen shëndetësore. Fëmija me inicialet J. J., ka humbur jetën në një spital në Athinë.
Ky është rasti i dytë në Shqipëri që Covid i merr jetën fëmijëve të mitur. Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnjë 16-muajshe, për shkak të koronavirusit.



