I famshëm për videot virale, Janushi: Po i zëmë vendin televizionit

I famshëm për videot virale, Janushi: Po i zëmë vendin televizionit

Të bëhesh i famshëm përmes videove virale është kthyer në një fenomen të përhapur, sidomos mes të rinjve. 

 

Aktori Ledio Janushi, i ftuar në “MCN Informacion”, foli për ndikimin në rritje të rrjeteve sociale dhe mënyrën se si ato po ndryshojnë industrinë e argëtimit.

 

Sipas tij, rrjetet sociale sot po “zëvendësojnë” televizionin tradicional, duke u dhënë mundësi të rinjve të shfaqin talentin dhe të fitojnë popullaritet në një kohë shumë më të shkurtër se më parë.

 

Ne po zëvendësojmë edhe televizionin. Përkushtimi, puna, i lidh të gjitha. 

 

I mbaj veshët hapur për atë që ndodh. Në një bisedë që mund të bëj me dikë, vëmendja është dhe kap atë lloj informacioni që më duhet. 

 

Ka disa video që më marrin shumë kohë. Mund të më marrin edhe dy ditë xhirime dhe nuk bëhen virale. Por ka edhe video që bëhen aty për aty. Shumicën e herëve iki me plan, por ka edhe video që i realizoj në moment. 

 

Është marrëdhënia që unë krijoj me publikun që ka peshën kryesore. Pra kam mësuar çfarë do publiku dhe si të sillem me të. Duhen ide që lidhen me përditshmërinë. 

 

Publiku e di që kur puna bëhet me pasion, shpërblehet. Këto 15 vite i shoh si rrugëtim. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy