Sheqeri tek fëmijët/ Nutricionistja Çobo: Shkaktar i hiperaktivitetit dhe mungesës së përqendrimit

Sheqeri tek fëmijët/ Nutricionistja Çobo: Shkaktar i hiperaktivitetit dhe mungesës së përqendrimit

Fëmijët shpesh marrin energji të menjëhershme pasi konsumojnë ëmbëlsira, çokollata apo pije të ëmbla, çka shpesh i bën prindërit të pyesin: “A është sheqeri përgjegjës për hiperaktivitetin e tyre?”

Nutricionistja Matina Çobo, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pohon se konsumi i tepërt i sheqerit dhe produkteve të përpunuara është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në sjelljen e fëmijëve, duke përfshirë hiperaktivitetin, mungesën e përqendrimit, dhe më tej obezitetin dhe rritjen e florës bakteriale në organizëm.

Rreziqet që sjell sheqeri i tepërt tek fëmijët janë se kur flasim për dëmet e sheqerit, mendimi i parë që u vjen prindërve është dëmtimi i dhëmbëve, kariesi. Por dëmet janë shumë më të thella.

Konsumimi i vazhdueshëm i ëmbëlsirave ndikon në rritjen e peshës trupore, për shkak të marrjes së kalorive boshe, çrregullimin e florës bakteriale në zorrë, që ka ndikim direkt edhe në funksionimin e trurit dhe përqendrimin. Poashtu prirjen drejt hiperaktivitetit dhe vështirësive në fokus, sidomos tek fëmijët që konsumojnë sheqer të përpunuar në mënyrë të rregullt.

Fëmijët që konsumojnë dy ose më shumë ëmbëlsira në ditë janë më të predispozuar për çrregullime të florës bakteriale dhe për të zhvilluar mbipeshë. Truri ndikohet nga kjo disbalancë, gjë që shpesh vërehet nga mësuesit dhe prindërit si mungesë përqendrimi apo sjellje impulsive.

Nutricionistja këshillon që sheqeri të mos ndalohet plotësisht, por të kontrollohet me kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy