Mbipopullimi në kopshte/ Sakollari: Presim ndërhyrjen e aurtoriteteve (VIDEO)

Mbipopullimi në kopshte/ Sakollari: Presim ndërhyrjen e aurtoriteteve (VIDEO)

Gazetarja Marinela Lina mëngjesin e sotëm është zhvendosur në kopshtin Yzberisht i cili parashtron dy problematika kryesore, mbipopullimi i fëmijëve dhe infrastruktura, pasi ky kopsht nuk i plotëson të gjitha kushtet për të mësuar dhe qëndruar në këtë ambient fëmijët.

Disa nga problematikat për këtë kopsht janë ato infrastrukturore si mungesa e ngrohjes me energji elektrike sepse ata ngrohen me sobë me dru.

Për të na folur më shumë për këtë aktivistja Xhuljana Sakollari u shpreh se prej vitesh aty regjistrohen fëmijë nga të gjitha familjet në nevojë, apo komunitetit rom dhe problematikat janë ngritur nga prindërit.

Kemi drejtuar pranë bashkisë një memo duke specifikuar të gjitha nevojat dhe rikonstruksioni i kësaj godine të përfshihet në planin buxhetor. Bazuar në disa kërkesa për nevojat e kopshtit specifikash ne në kërkesë kemi identifikuar se ky kopsht ka nevojë për rrjet elektrik, karrige, tavolina, drenazhim, etj kemi kërkuar rikonstruksionin me të gjitha gjërat e nevojshme dhe kjo të bëhet pjesë e planit buxhetor të bashkisë.

Fillimisht kemi bërë disa kërkesa për informacion kemi marrë përgjigje për çfarë ka nevojë kopshti por se kur është bërë ndërhyrja e fundit në këtë kopsht në rikonstruksion nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe as se kur do të kryhet një takim konsultues. Nga bashkia kemi marrë një përgjigje që është planifikuar që në këtë zonë të ndërtohet një kopsht prej 6 klasash.

Problematikat e shfaqura nga prindërit janë mungesa e vakteve ushqimore të cilët ja japin nga shtëpia, orari është i reduktuar 07:00 -14:00. Ne jemi në pritje të vijë një grup pune të bëjë inspektimet e nevojshme. Ne kemi dërguar disa kërkesa për informacion aty janë konstatuar të gjitha nevojat që kanë jo vetëm kopshtet publike por dhe shkollat 9-vjeçare të cilat pothuajse kanë nevojë për ndërhyrje infrastrukturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy