Sezoni i kaluar turistik solli në Shqipëri 10 milionë turistë, sipas statistikave zyrtare. Luan Dervishej, ekspert i turizmit, thotë se shifra nuk reflekton suksesin që mund të mendohet për suksesin e këtij sektori. Ai theksoi në studion e MCN Informacion se rreth 2/3 e këtij fluksi janë emigrantë shqiptarë apo pushues po shqiptarë nga vendet fqinje.
Kemi diasporën që është me dy kategori. Diasporë me pasaportë europiane. Ne nuk e kuptojmë që gjysma e italianëve dhe 90% e grekëve janë shqiptarë. Ata nuk flenë në hotele por te familjarët ose shtëpitë që kanë lënë këto. Pra, 23/ e fluksit është fluks panshqiptar. Po a mund të thuhet se emigrantët nuk duhen? Jo. Fluksi mund të shpërndahet në formë inteligjence në territor.
Dervishej tha se ende nuk ka një strategji konkrete për turizmin, e domosdoshme kjo për një treg të tillë dinamik.
Është prezantuar që në nëntor një strategji për turizmin. Por nuk është aprovuar akoma. Jemi në një situatë të paqartë. Është një veprimtari komplekse e shpërndarë në territor. Jemi në një treg global me ndryshime të shpejta. Në vendet fqinjë ka pasur luhatje. Për arsye të ndryshme, kostot dhe çmimet rriten. Ka pasur luhatje sa i përket frekuentimit nga tregjet e origjinës europiane. Është një treg që nuk mund ta marrësh të mirëqenë fluksin. Nëse u referohemi flukseve në vitet e fundit, po mbyllet viti dhe tani jemi në nivelin e 4%.



