Fundjava rikthen shiun, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Fundjava rikthen shiun, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti për ditën e shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e diel moti do jetë kryesisht i vranët, me intervale afatshkurtra me diell.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes.

Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy