Nga Maqedonia për në Korçë/ Nga rritja e kostos tek udhëtimi sfilitës (VIDEO)

Nga Maqedonia për në Korçë/ Nga rritja e kostos tek udhëtimi sfilitës (VIDEO)

Aksi qe do duhet të përshkohej për në më pak 2 orë e 30 minuta, sot më e paktë kërkon 5 orë. Është kjo alternativa që kanë shqiptarët për të udhëtuar drejt Korçës.

 

Në ditën e shtatë të bllokimit të rrugës, emisioni FactCheck sjell alternativat se si mund të udhëtoni drejt Korçës, referuar njoftimit zyrtar të Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

 

Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd–Pogradec. Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e të martës, ka pësuar rrëshqitje masive toke duke e bërë të pakalueshëm. 

 

Por si mund të shkohet drejt Korçës, kryeqendrës së Juglindjes?

 

Distanca me rrugën SH3 Tiranë–Korçë përmes aksit Elbasan–Librazhd–Pogradec është rreth 170–175 km (3 orë). 

 

Me segmentin e bllokuar, udhëtimi devijohet në itinerare më të gjata: Kalimi Për autoveturat

 

Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

 

Distanca Tiranë–Korçë: ≈205–215 km

 

Kohë udhëtimi: 4–4.5 orë (rrugë malore me kthesa, shpejtësi më e ulët)

 

Qafthanë – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë (devijim jugor)

 

Distanca Tiranë–Korçë: 330–360 km

 

Kohë udhëtimi: 6–7 orë (itinerar shumë i gjatë)

 

Kalimi për mjetet e tonazhit të rëndë:

 

Qafë Thanë – Maqedoni e Veriut – Bllatë – Rruga e Arbërit

 

Distanca Tiranë–Korçë: 260–290 km

 

Kohë udhëtimi: 5–6 orë (kalime kufitare + rrugë interurbane)

 

Në këtë situatë të krijuar Autoriteti Rrugorë Shqiptarë dhe dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve dhe banorëve, duke apeluar që të ndiqet me kujdes sinjalistika dhe udhëzimet në terren.

 

Për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit në Arrat e Gurrës, hapja e segmentit mbetet e pasigurt deri në përfundim të rivlerësimit teknik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy