Dita e Dhurimit të Gjakut/ Koçiu: Numri i vullnetarëve shkon në 37 mijë. Solidaritet me dhuruesit që ndihmojnë talasemikët

Dita e Dhurimit të Gjakut/ Koçiu: Numri i vullnetarëve shkon në 37 mijë. Solidaritet me dhuruesit që ndihmojnë talasemikët

Sot kur në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë bilancin e faktit se sa dhurues janë potencial në vend.

Ministrja Albana Koçiu tha sot se “në 5 vitet e fundit 37 096 qytetarë kanë dhuruar gjak duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kishin nevojë për këtë produkt jetik i cili nuk blihet, por vetëm dhurohet”.

 

Drupal Ad

 

 

 

Koçiu falënderoi mijëra dhurues që me solidaritetin e tyre kanë shpëtuar jetë dhe ndihmuar pacientët talasemikë, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës së tyre.

Ministrja e Shëndetësisë i bëri apel të gjithë qytetarëve për dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Nevojat për gjak në stinën e verës rriten, për këtë arsye apeli i të gjitha institucioneve shëndetësore është për më shumë dhurime vullnetarë në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy