Mbahet edicioni i nëntë i “Panairit të Mjaltit” në Librazhd

Mbahet edicioni i nëntë i “Panairit të Mjaltit” në Librazhd

 

Për të nëntin vit radhazi, Librazhdi mirëpriti “Panairin e Mjaltit”, aktivitet i cili synon promovimin e prodhimeve bio të zonës. 

 

Dhjetëra biznese nga fshatrat e Njësive Administrative ekspozuan produktet e tyre në pedonalen e qytetit, duke promovuar prodhimet bio të zonës.

 

Ndryshimet klimatike, temperaturat e larta dhe mungesa e bimësisë si pasojë e lënies djerrë të tokave kanë ndikuar në prodhimtarinë e bletëve. 

 

Bletërritësit thonë se këtë vit prodhimi i mjaltit ka qenë ndjeshëm më i ulët.

 

Një tjetër shqetësim për bletërritësit  është konkurrenca e pandershme në treg, ndërsa një problem afatgjatë mbetet mungesa e të rinjve që duan të vazhdojnë këtë zanat.

 

Në territorin e Bashkisë së Librazhdit operojnë rreth 200 bletërritës të regjistruar, me mbi 6500 koshere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy