
Kukulla Labubu, një krijesë e vogël me veshë lepurushi, dhëmbë të theksuar dhe veshje të çuditshme, është kthyer në një aksesor të paparashikuar dhe mjaft të diskutuar për verën e vitit 2025.
Lindur si një përbindësh, krijesa e ngjashme me elf nga prodhuesi kinez i lodrave Pop Mart, tani është bërë virale nëpër rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë prindërve dhe ekspertëve të ndryshëm.
Teologu Miron Çaku, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shprehet se kjo kukull ka elemente djallëzore dhe nuk sjell asnjë mesazh pozitiv, por vetëm ngjall frikë.
Ai thotë se po kthehet në një idhull për fëmijët, dhe kjo nuk duhet të ndodhë.
Kukulla ka një dizajn që ngjan si një përbindësh, dhe ndikon në mënyrë negative te fëmijët.
Kjo kukull është e lidhur me botën e okultizmit dhe demonologjisë, dhe ka përmasa që mund të jenë shqetësuese për të rinjtë.
Autorin që krijoi këtë lodër, është frymëzuar nga mitologjia demonike dhe ka pasur një lidhje me figura të errëta si Lucifer dhe demonët.
Kukulla ka një pamje që ngjan me një majmun, një lepur dhe një peshkaqen, e cila krijon një ngërç të çuditshëm.
Kukulla po behet si një simbol i idhujtarisë dhe nuk është diçka që fëmijët duhet të kenë si lojë.
Për çdo gjë që ne i japim një konotacion fetar ose djallëzor, ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse idhujtaria nuk është një gjë që duhet të nxisim, veçanërisht tek fëmijët.
Nga ana tjetër, logopedja Iva Muskaj ka ndarë eksperiencën e saj me këtë kukull dhe ka theksuar se ajo nuk është e përshtatshme për fëmijët.
Ajo ka treguar se ajo sjell një ngarkesë emocionale dhe mund të ndikojë negativisht te fëmijët.
Ja bleva djalit tim për të mos ndjerë fëmijën të përjashtuar, pasi të gjithë të tjerët e kishin.
Kështu që e fsheha pas dy ditwsh dhe nuk ia kam lënë më. Kukulla ka një fytyrë të deformuar, dhe fëmijët gjithçka e përthithin, përfshirë emocionet.
Shumë fëmijë nuk janë të aftë të kuptojnë dhe të përballojnë emocionet që krijon kjo lodër.
Fëmijët e moshës deri në 12 vjeç janë të papjekur emocionalisht për të kuptuar se çfarë përfaqëson kjo figurë.
Ata mund të luajnë me të si një aksesor, por nuk janë të gatshëm të përballen me ndikimin që ajo mund të ketë në ndjenjat e tyre.
Kjo kukull është larg nga një lodër e zakonshme dhe mund të ketë pasoja për zhvillimin emocional të fëmijëve.
Nuk është një lodër e përshtatshme për fëmijët, dhe nuk duhet të inkurajohet as nga prindërit, as nga shoqëria.



