Monitorimi ajror i territorit, çelet fushata e përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza

Monitorimi ajror i territorit, çelet fushata e përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza

Çelet për të 15-in vit, fushata e përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, për monitorimin ajror të territorit.

 

Delegacioni italian, u prit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm Skender Hita, kryesohej nga Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, Drejtor i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së fushatës, Hita vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë si një model strategjik dhe të konsoliduar, i cili ka sjellë rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. 

 

Ai theksoi se ndërthurja e kapaciteteve operacionale, ekspertizës dhe teknologjisë ka mundësuar identifikim të hershëm të zonave me risk, ndërhyrje më efikase në terren dhe ulje të ndjeshme të rasteve të konstatuara dhe bimëve narkotike të asgjësuara, duke konfirmuar efektivitetin e qasjes parandaluese dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. 

 

Ndërkaq, Bucossi, gjatë fjalës së tij, vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit që tashmë është kthyer në një traditë model të partnertitetit policor. 

 

Gjithashtu, ftoi Drejtorin e Përgjithshëm, për një vizitë zyrtare në Itali, si dëshmi e angazhimit dhe vullnetit të përbashkët, për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim të bazuar në profesionalizëm dhe besim.

 

Gjeneral Brigade Franzese, i kënaqur për rezultatet e arrira gjatë fushatave për monitorimin ajror,  theksoi se Policia e Shtetit ka qenë gjithmonë e gatshme për të verifikuar shpejt, çdo koordinatë të raportuar nga shërbimet e GDF-së, dhe për të ndërhyrë për asgjësimin, në çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy