
Organizata Botërore e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19. OBSH thotë se vetëm vaksinat nuk do të mjaftojnë për të parandaluar pandeminë, ndaj kujdesi duhet të jetë sinë fillimet e saj.
“Vetëm vaksinat nuk janë të mjaftueshme. Ne bëjmë thirrje që të tregohet kujdes maksimal për masat kundër Covid. Ende nuk duhet të relaksohemi”, nënvizon OBSH.
Ndërkohë, varianti Delta i koronavirusit është kthyer në një shqetësim në shumë vende të botës, ndërsa dy raste të dyshuara janë edhe në vendin tonë.



