“Unë s’e doja atë!” Kjo është arsyeja pse futbollisti turk Cevher Toktas, lojtar i ekipit Bursa Yildirim Spor, vrau djalin e tij 5-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital me simptoma të koronavirusit.
Futbollisti u rrëfye në lidhje me shkaqet e vrasjes së djalit të tij, 11 ditë pasi ai kreu aktin makabër.
Toktas, tregoi se vendosi një jastek në fytyrën e djalit, duke i marrë frymën. Ai tha se pas një kohe thirri mjekët me idenë për të mos dyshuar në lidhje me shkaqet e vdekjes.
“Arsyeja e vetme pse e bëra vrasjen ishte se nuk e doja atë. S'e kam dashur kurrë djalin tim të vogël dhe për një gjë të tillë jam i kthjellët, pasi unë nuk jam me probleme mendore”, tha ai.
5-vjeçari ishte dërguar në spital dy javë më parë, ndërsa kishte përjetuar simptoma të koronavirusit, duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje.
Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vdekja e tij erdhi si pasojë e mbytjes dhe jo për shkak të sëmundjes.
Toktas u arrestua me akuzën për vrasje dhe më shumë mundësi do të dënohet me burgim të përjetshëm.



