OBSH paralajmëron: Seksi oral nuk është i sigurt

OBSH paralajmëron: Seksi oral nuk është i sigurt

Seksi oral ndikon në zhvillimin e rrezikshëm të gonorresë dhe mos përdorimi i prezervativëve ndikon në përhapjen e këtij lloj bakteri, ka tërhequr vërejtjen Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sot është shumë më vështirë për t’u shëruar nga gonorreja, ndërsa në disa raste është edhe e pamundur. Nga sëmundjet transmetuese seksuale, të cilat shpejt zhvillojnë rezistencën ndaj antibiotikëve dhe mund të ndikojnë në lindje, në vit preken 78 milionë njerëz, transmeton KosovaPress.

Drejtoresha e OBSH-së, Teodora Vi tha se janë regjistruar tri raste në Japoni, Francë dhe Spanjë, ku pacientët është e pamundur që të shërohen nga gonorreja.

“Ky është bakter shumë i mençur. Çdo herë kur e shëroni me një bar të ri, ai zhvillon rezistencë edhe ndaj tij. Numri më i madh është shënuar në mjediset e varfra, ku është vështirë që të zbulohet se sa rezistues është ndaj shërimit”, ka thënë ajo.  Ndryshe, OBSH beson se vaksinat mund të ndalin gonorrenë, shkruan BBC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy