Helmimi i nxënësve në Fier/ MSH: Dalin nga spitali të gjithë, gjendja shëndetësore e mirë

Helmimi i nxënësve në Fier/ MSH: Dalin nga spitali të gjithë, gjendja shëndetësore e mirë

Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se të gjithë nxënësit e helmuar në Fier kanë lënë spitalin. Sipas ministrisë, të gjithë nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica”, tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I PLOTË

Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit. Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”. Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy