Sulmi ndaj TIMS/ Demiri: Në policinë e Durrësit nuk ndezin dot kompjuterët

Sulmi ndaj TIMS/ Demiri: Në policinë e Durrësit nuk ndezin dot kompjuterët

Inxhinieri i rrjeteve kompjuterike Erjon Demiri komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv sulmet kibernetike të Iranit ndaj AKSH-it dhe së fundmi ndaj sistemit TIMS-s.  

Demiri zbuloi se ka informacione që në Drejtorinë e Policisë në Durrës punonjësit nuk munden të ndezin kompjuterët e vet.

Unë di të paktën një zyrë të rëndësishme të policisë e cila s’ndez kompjuterët e vet, pasi u është dhënë urdhër. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Policisë në Durrës, të paktën deri dje, nuk e di çfarë ka ndodhur sot. Sulmet ndodhin, por ne arrijmë t’i shikojmë ose kur jemi shumë të zotë, ose kur ata vendosen të na shfaqen ne, e njëjta gjë ndodhi në 15 korrik. Nga 15 korriku deri tani unë nuk e di çfarë është bërë. A kemi ndenjur në plazh apo kemi testuar dhe kontrolluar të gjitha këto sisteme?! Mënyra si janë ndërtuar AKSH-i dhe TIMS janë praktika që përdoren në botë. Shfaqja e fotografive të 4 hakerave është pa vlerë në aspektin teknik. Garda Revolucionare e Iranit ka një seksion të gjerë në kibernetik. Nuk janë keqbërës të thjeshtë. Janë persona vendimmarrës. Janë disa grupime të tjera kundër tyre që mundohen t’u çjerrin maskën. Nga aspekti teknik nuk ka relativisht vlerë, përveçse të shikojmë si këta persona reagojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy