Një adoleshent shqiptar i cili tani jeton në Bristol, kur shkoi në fillim në Mbretërinë e Bashkuar fliste shumë pak anglisht, por në dy vjet ai ka arritur të marrë rezultatet mjaft të lart gjatë studimeve të tij në gjimnaz.
Ai është Stiven Bregu, dhe u largua nga Shqipëria në verën e vitit 2015 për arsye familjare dhe u vendos në Bristol, duke iu bashkuar St Mary Redcliffe dhe Temple School, tetorin e ardhshëm.
16-vjeçari ka arritur notën A në matematikë, Biologji, Kimi dhe Fizikë.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatet e mia. Unë jam në dy mendje nëse do të studioj mjekësi apo inxhinieri në universitet”, tha adoleshenti, i cili jeton në Bristol.
“Dy vitet e fundit kanë qenë sfiduese dhe menaxhuese duke takuar njerëz të ndryshëm, gjuhë të ndryshme dhe kultura të ndryshme. Në fillim ishte e vështirë, por e mora veten. Në shkollën këtu gjërat funksionojnë krejt ndryshe se si funksionojnë gjërat në Shqipëri”.
“Unë flisja pak anglisht kur erdha në Britani, por mënyra e mësimdhënies se si ne mësojnë anglisht në Shqipëri është ndryshe nga mënyra se si ne flasim dhe shkruajmë anglisht kështu që unë fillova përsëri nga fillimi”.



