Matura Shtetërore, Kushi: Përshpejtohet dhënia e diplomave, testet nga mësues me përvojë

Matura Shtetërore, Kushi: Përshpejtohet dhënia e diplomave, testet nga mësues me përvojë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022, gjatë interpelancës në Parlament, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.

Kushi tha se pavarësisht problematikave dhe sfidave më të cilat u përballën, kalueshmëria në të gjitha lëndët ishte shumë e lartë, mbi 98%.

Ajo shtoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit.

Gjatë analizës së Maturës Shtetërore ministrja Kushi tha se nga viti i kaluar u konstatua që hartimi i testit ishte aspekti më problematik i të gjithë procesit. Ndaj këtë vit është vendosur që hartimi i fondit të pyetjeve të kryhet në kushte shumë të larta sigurie për çdo test përfundimtar të lëndëve, printimin, shumëfishimin dhe paketimin e tyre.

Sipas Kushit, grupi i hartuesve të testeve do të jetë i përbërë nga mësues me përvojë, me integritet të lartë të përzgjedhur sipas një procesi të hapur dhe transparent do të punojnë për formulimin e pyetjeve. 

Kushi tha se diplomat e Maturës Shtetërore këtë vit do të lëshohen deri në 5 korrik për maturantët që do të studiojnë jashtë vendit, si dhe deri në 15 korrik për të gjithë maturantët.

Ministrja shtoi se po punohet për rishikimin e të gjithë procesit të Maturës Shtetërore për vitet e ardhshme, përfshirë edhe aktet nënligjore apo rregullatorë, nëpërmjet një grupi pune, i cili deri në fund të muajit mars do të prezantojë gjetjet.

Më pas do të hapet një tjetër proces konsultimi për të marrë vendimet e duhura nëse janë të nevojshme ndryshime më të thella.

Kushi tha se por në çdo rast, për çdo ndryshim nëse do të ketë, do t’i jepet maturantëve koha e nevojshme për tu përgatitur.

Ministrja tha se risi për këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy