Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjete sociale, ka rikujtuar se plani kombëtar i vaksinimit do të vazhdojë derisa edhe qytetari i fundit të vaksinohet në Shqipëri.
Ajo ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga qendra e vaksinimit në Tiranë duke theksuar se janë mbi 900 mijë vaksinime të kryera dhe më shumë jetë të mbrojtura nga armiku i padukshëm.
“Mbi 900 mijë vaksinime të kryera, më shumë jetë të mbrojtura nga Armiku i Padukshëm.
Vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.



