Prishja e motit ka sjellë vështirësi në qarkullim në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një pemë anës rrugës është rrëzuar duke bllokuar një pjesë të saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet për mirëmbajtjen e rrugës, të cilat po punojnë për zhbllokimin e saj.
Pamjet nga vendi i ngjarjes i sjell MCN Tv në videon më poshtë, ndërkohë që moti i keq dhe me reshje, ka bërë që edhe uji të dalë në sipërfaqen e rrugës.
Pikërisht prania e ujit ka bllokuar njërin sens lëvizje në aksin Elbasan-Librazhd.



