Korça, qarku me më shumë vdekje se lindje, shkak shpopullimi (VIDEO)

Korça, qarku me më shumë vdekje se lindje, shkak shpopullimi (VIDEO)

Qarku i Koçës sipas INSTAT është qarku me shtesën natyrore më të ulët në vend. Në tremujorin e katër të vitit 2024 janë regjistruar 211 vdekje më shumë se lindje, dhe tendenca ka vijuar të jetë e njëjtë përgjatë të gjithë vitit që lamë pas, duke bërë që të ketë një ulje të madhe të popullsisë.

Sipas ekspertëve, shkak i ndjeshëm i kësaj shtese negative natyrore, është bërë largimi i banorëve të qarkut të Korçës drejt kryeqytetit dhe emigrimi jashtë vendit.

Pasiguria dhe mungesa e perspektivës tek të rinjtë është një ndër shkaqet e kësaj ulje të popullsisë, ndërkaq sipas sociologut Eriseld Kalemaj, qarku Juglindor rrezikon të kthehet në qarkun me popullsinë më të ulët në vend, edhe pse është në kufi me dy shtete të tjera.

Kriza e shpopullimit që ka kapur fshatrat, po zhvendoset edhe në qytete, të cilat po duken bosh gjithnjë e më shumë.

Krahu i punës dhe konsumatorët, janë gjithnjë e më të paktë në Qarkun e Korçës si pasojë e lëvizjeve demografike, gjë e cila do të krijojë problematika jo vetëm në aspektin social, por edhe ekonomik të kësaj zone.

Gjithashtu sipas sociologut në shkolla dhe universitete çdo vit ka më pak nxënës dhe studentë.

Në vitin 2024 janë regjistruar në total 2.414 vdekje dhe vetëm 1.487 lindje, ndërsa të dhënat e censusit të fundit folën për një popullsi të Qarkut Korçë me 172.504 banorë rezident, në krahasim nga 258.100 banorë të numëruar në vitin 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy