Ushqimet e skaduara, rrezik në stinën e verës (VIDEO)

Ushqimet e skaduara, rrezik në stinën e verës (VIDEO)

Rritja e temperaturave në stinën e verës, rrit rrezikun e përdorimit të produkteve ushqimore me afat të tejakaluar skadence, sidomos ato me origjine shtazore. Por kujdesi duhet shtuar edhe më shumë, pasi jo vetëm në tregje të hapura , por edhe në supermarkete nuk respketohen afatet e përdorimit të produkteve. Në rastin konkret ky mish grirë i marrë në një nga supermarketet e Tiranës, i kaluar data e skadencës, duke sjellë rrezikshmëri të lartë për shëndetin e konsumatorit.

 “Ky është një nga produktet e supermarketit Shpar që sot i përfundon afati i skadencës, por gjendet ende në raftet e këtij supermarket. Data e skadencës e këtij produkti shënon 11.06.2020, duke u kthyer në rrezik për konsumatorin”.

TvT u interesua pranë kësaj pikë blerje, ku stafi na shpjegoi se produkti mund të ketë marrë ajër, por nuk ndikon data e skadencës, ndonëse produktit ishte në ditën e fundit të afatit të përdorimit.

Për të marrë një përgjigje zyrtare për rrezikshmërinë që paraqesin këto produkte, TvT u interesua pranë Autoriteti Kombetar të Ushqimit.

Për produktet ushqimore me rigjinë shtazore, afati përdorimit për mishin e freskët është deri në 6 ditë, ndërsa produktet e përpunuara të mishit kanë afat përdorimi dhe kushte të përcaktuara në etikën e prodhuesit.

Më tej AKU sqaron se duke largimi i produkteve që marrin dëmtime duhet të largohen më përpara nga pika e shitjes. Sipas Autoritetit kombëtar të ushqimit, kur një produkti i kalon afati i përdorimit është përgjëgjësi e vet subjektit që të largohet dhe te depozitohet në nje ambjent të vecantë. Subjektet të cilat mbajnë produktet të skaduara gjobiten nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë, madje mund të shkojë deri në bllokim të aktivitetit apo ndjekje penale.

Edhe qytetarët shprehen të frikësuar për rrezikun që mund të vijnë nga produktet e skaduara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpjegon se konstatimi në treg I produkteve më afat përdorimi të kaluar është përgjegjësi e subjekteve për ti vetëdeklaruar, si dhe detyrë funksionale e inspektorëve të AKU-së, por rëndësi të veçantë ka edhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy