Restorantet postkarantinë do të mbushen me manekinë

Restorantet postkarantinë do të mbushen me manekinë

Një restorant me tre yje Michelin në Virxhinia kur të rihapë dyert pas mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19, do të bëjë rezervime për manekinët.

The Inn në Little Washington, një restorant i vendosur në pjesën perëndimore të Washington DC, po planifikon të rinisë aktivitetin e tij me datë 29 maj, por me tavolina të vendosur në pjesën e jashtme sipas protokolleve shëndetësore të përcaktuara nga qeveria.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i restorantit, Charlie Dougiello.

Si pjesa më e madhe e restoranteve në SHBA, stafi i këtij restoranti po përpiqet sesi të sigurojë kushtet për të ngrënë si më parë, ndërsa duhet të zbatojë masat për të mbajtur klientët të sigurtë.

Pra, për të mbushur restorantin, i cili do të funksionojë me një kapacitet prej 50% për arsye të masave të marra për veçim shoqëror, stafi kreativ, natyrisht ka menduar për manekinët.

Unë gjithmonë kam pasur një pasion të veçantë për manekinët. Ata kurrë nuk ankohen për asgjë dhe ju mund të argëtoheni shumë duke i veshur ”, tha kuzhinieri dhe pronari i The Inn, në Little Washington, Patrick O’Conell në një deklaratë.

 “Manekinët do të vendosen në tavolina midis klientëve me idenë për të ruajtur veçimin shoqëror, ata do të duken të buzëqeshur dhe të veshur mirë”, tha Charlie Dougiello.

Manekinet do të shfaqen si çifte të veshur me një stil të viteve 1940, si për të shkuar në një festë të pas Luftës së Dytë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy