Avokatja dhe pedagogia Enida Bozheku thotë se krimi po bëhet gjithmonë e më i fuqishëm dhe se mbizotërojnë fenomene të tilla.
Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, Bozheku deklaroi se vritet tjetri në mesh të Shëngjinit si pa asgjë të keqe, apo zonja që ishte në punë dhe u vra duke larë enët, që ra viktimë e krimit.
Ne jemi kthyer në një lloj Kolumbie të vogël, apo një Siçili e viteve ‘60-‘70, në të cilën shteti para botës së krimit duket sikur të jetë inekzistent, apo pothuajse i pafuqishëm, sepse kur do bëhet shumë i fuqishëm.
Mendoj se ka ardhur momenti që të ndërhyhet dhe duhet të ndërhyhet me shembuj të fortë. Mund të parandalohen se Policia e Shtetit ka mekanizmat në terren.
Rasti i Dan Hutrës nuk mund të parandalohej, por nga ana tjetër mekanizmat e mbikëqyrjes lënë për të dyshuar.
Sipas saj, krimi në kuptimin makro parandalohet, ndërsa krimet mikro si elemente hakmarrje apo vendosje eksplozivi, nuk mund të parandalohen pasi nuk ke se si t’i parandalosh.



