
Pas tërmeteve pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë u përfshi nga reshje të dendura shiu, të cilat çuan në përmbytjeve në disa zona të vendit dhe probleme me rrugët.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar për situatën e rrugëve në të gjithë territorin mëngjesin e sotëm.
Në Rajonin Qendror
Ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës.
Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre.

Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishem.
Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës.
Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.
Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.
Rajoni Jugor
Ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës.
Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.
Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal.
Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.
Në rajoni Verior nuk ka probleme me qarkullimin.



