Qytetarë e aktivistë të shumtë janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të marteje për të protestuar kundër projektit në Zvërnec.
Për të 52-tën ditë radhazi qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë, ndryshimin e sistemit zgjedhor, si dhe politikave që lidhen me zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Me pankarta në duar, qytetarët marshuan nga sheshi Skëndërbej tek bulevardi Dëshmorët e Kombit ku përsëritën kërkesat e tyre.



