Çuçi me banorët e prekur nga tërmeti në Manëz: Bonus qiraje deri në maj 2021

Çuçi me banorët e prekur nga tërmeti në Manëz: Bonus qiraje deri në maj 2021

“Qeveria do të garantojë bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti deri në muajin maj 2021”.

Kështu tha drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi gjatë një vizite në Manëz të Durrësit. Bashkë me deputetin Fidel Ylli, ministri vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në këtë zonë. Mbi 100 banorë që mbetën pa shtëpi janë strehuar nëpër kabina me të gjitha kushtet e nevojshme të jetesës.

“Këtu çdo gjë është në rregull përsa i përket kanalizimeve, ngrohjes dhe ndriçimit. I vetmi problem deri më tani është një ambient i përbashkët për kuzhinë dhe lavanteri. Biseduam me administratorin dhe do të marrim një ambient këtu pranë me qira, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështje. Të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i kemi sistemuar në kabina. Kjo është faza më e rëndësishme në kushtet e kësaj fatkeqësie natyrore. Për vlerësimin përfundimtar të godinave të dëmtuara do të vijë një tjetër grup i posaçëm”, tha ministri Çuçi.

Ndërkohë grupet e përbashkëta të inxhinierëve vijojnë punën në terren për vlerësimin e dëmeve të fatkeqësisë natyore. Në përfundim të këtij procesi do të përgatitet raporti përfundimtar, që i hap rrugë mbajtjes së konferencës së donatorëve dhe më pas programit të rindërtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy