Një ish-polic trafiku arrestohet në Siberi, shtirej sikur ishte Jezusi dhe kishte krijuar kishën e tij

Një ish-polic trafiku arrestohet në Siberi, shtirej sikur ishte Jezusi dhe kishte krijuar kishën e tij

Autoritetet ruse kanë organizuar një operacion të posaçëm për arrestimin e një ish-polici trafiku që pretendonte të ishte rimishërimi i Jezusit.

Mësohet se Sergei Torop, 59-vjeç, themeloi një sekt me bazë në Siberi. Ai njihet për ndjekësit e tij si Vissarion dhe besonte se ishte Jezusi, madje dilte në rrugë i veshur me mantel të bardhë, flokë të gjatë dhe mjekërr.

Për arrestimin e tij u përfshinë helikopterë dhe shumë trupa të armatosura, të cilët depërtuan në zonën që ai vepronte, duke arrestuar atë së bashku me dy ndihmësit e tij.

Torop, akuzohet se ka themeluar një organizatë fetare, të paligjshme që zhvaste para nga ndjekësit përmes kultit të ngritur.

Ai humbi punën e tij si polic trafiku në vitin 1989, ndërsa ka deklaruar se përjetoi një “ringjallje” në kohën kur regjimi sovjetik filloi të shembet.

Në vitin 1991, Torop themeloi një lëvizje të njohur si Kisha e Dhiatës së Fundit. Ndjekësit e tij jetojnë në disa fshatra të largët në rajonin e Krasnoyarskt të Siberisë.

Ata vijnë nga zona të ndryshme të Rusisë, por ka edhe pelegrinë që kanë ardhur nga jashtë vendit për t’iu bashkuar këtij kulti.

Autoritetet bëjnë me dije se në kult respektohet veganizmi, ndërsa përdorimi i parasë është i ndaluar. Ndjekësit e tij veshin rroba modeste dhe vitet llogariten, duke filluar nga viti 1961, i cili përkon me vitin e lindjes së Vissarion. Kurse Krishtlindjet janë zëvendësuar me një festë, e cila festohet me 14 janar, data e lindjes së tij.

Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë me dishepujt e tij, tani që udhëheqësi i tyre shpirtëror është arrestuar dhe për më tepër nuk është ende e qartë se për çfarë arsye autoritetet ruse kanë vepruar në këtë periudhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy