Këshilluesi i mjekësisë holistike Nikola Ndoni hedh poshtë mitet e atyre që njihen si “super ushqime”, mes tyre spinaqi, patatja e ëmbël, bajamja dhe tumeriku.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai këshilloi konsumin e mishit, peshkut dhe vezës si bazë ushqimore.
Ndoni shpjegoi se produkte bimore janë gjallesa si gjithë të tjera, mundohen të ruajnë veten, pasardhësin dhe krijojnë mekanizma mbrojtës, të cilët janë dhe kundra nesh, pasi një nga rreziqet më të mëdha të bimëve, ta farave, frutave dhe kafshëve jemi ne.
Smoothie dhe detox na vrasin. Aq më keq që ka dalë tendenca detox. Detox duke futur helm në organizëm nuk ka.
Të gjitha bimët kanë oksilatë, që janë nanometra shumë të vogla që ndërhyjnë në trupin tonë dhe janë vrastare.
Gurët në veshka vijnë nga gërshetimi i kalciumit me acidin oksilatik. Spinaqi ka një sasi të madhe oksilatesh. Oksilatet në varësi nga trupi, por 12 gramë oksilate në ditë na vrasin.
Në një filxhan spinaq të zier nuk ka rrezik, por nëse konsumojmë 12 filxhanë të tillë, njeriu mund të vdesë.
Në një smoothie marrim lëngun e spinaqit dhe aty kripat e oksilateve janë shumë të rrezikshme dhe mund të na vrasin.
Edhe panxhari mund të na vrasë pasi ka shumë oksilate. Ato që na paraqesin si super ushqime kanë një të vërtetë të frikshme.
Në përgjithësi jam kundër të gjitha smoothie. Në formën natyrore ka fibrën brenda, këta kundërushqyesit që janë dhe helmuese, por këtu përqendrohen shumë.
Nuk mund të ketë dietë detox duke u toksikuar. Edhe nëse të bën detoks nga një anë, të dëmton nga ana tjetër. Artritet janë produkt i oksilateve. Oksilatet lidhin të gjitha metalet që ndodhen në shqim, si hekuri, magnezi. Shkaktimi i gurëve në veshka është lidhja e oksilateve me kalcium.
Spinaqi nuk duhet të konsumohet, nuk është absolutisht i shëndetshëm. Hekuri që ka spinaqi nuk përthithet fare. Këtë duhet ta kenë parasysh femrat se 50% e tyre vuajnë nga mungesa e hekurit.
Hekuri nuk mund të rikuperohet pa ushqime shtazore. Tumeriku dhe kanella kanë shumë oksilate. Një nga metodat për të përmirësuar trupin nga oksilatet, është limoni.
Nëse trupi është i ngarkuar me oksilate, në ndihmë vjen përdorimi i lëngut të limonit. Duhet të përdorim për pastrim limon dhe ujë.
Do jemi më të shëndetshëm nëse nuk përdorim fare drithëra. Drithi nuk është produkt për ne. Ne nuk e hamë dot grurin pa u përpunuar, se ne nuk jemi kafshë dhe përtypësa. Sepse lektina shkakton sëmundjet autoimune dhe hyjnë patogjenet.
Se sëmundjet autoimune ndodhin kur trupi ynë sulmon qelizat tona. Çdo lloj çaji ka oksilate me sasi, ka tanina.
Sa më i egër të jetë çaji aq më tepër ka fitokimikatet, që janë mekanizmat tona të bimëve. Duhet të përdoren por pak, se na zgjojnë sistemin tonë imunitar nga gjumi.
Nëse i përdorim këto çajra me sasi, do dëmtojmë veten. Lëngjet e frutave rrisin përqindjen e sheqerit nga fruktoza. Por fruktoza nuk është sheqer, është helm.
Farat chia që i mburrin kaq shumë janë plotë me oksilate. Është marketing, duan të nxjerrin lekë. Është biznes i gjallë.
Mjekësia jonë holistike i shikon gjërat 360 gradë. Arrorët janë të mirë. Ndërsa bajame nuk duhet të konsumojmë më shumë se 5-6 kokrra në ditë.
Më e mira është fara e kungullit pasi ka më pak oksilate. Mos kini frikë nga produkti shtazor, nga mishi.
Është domosdoshmëri, se jemi shoqëri e sëmurë dhe po shkojmë drejt vetëvrasjes.
Bimoret kanë të gjitha elementët mbrojtëse të bimëve që janë vrastare për ne. Na vrasin avash avash.



