
Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit-Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.
Në vijim thuhet se shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.
Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët ftohen që të telefonojnë në numrin 129.



