Gjiganti framaceutik francez, “Sanof”, deklaroi të premten se do të ofrojë rreth 100 milionë doza hidroksilklorine për të gjitha qeveritë në botë, nëse studimet tregojnë se ky ilaç mund të përdoret me siguri për të trajtuar pacientët me Covid-19.
Dy hidroksilklorinat, të cilat Sanofi i shet nën emrin e markës Plaquenil dhe gjithashtu një përbërës i lidhur me chloroquinen, një ilaç kundër malaries, po studiohen në të gjithë botën si një armë e mundshme për luftën kundër Covid-19.
Megjithatë, propozimet për t’i përdorur këto ilaçe tek pacientët e infektuar me koronavirus kanë nxitur hamendësime të shumta tek specialistët, pasi shumë prej tyre kanë deklaruar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për sigurinë dhe efektivitetin e tyre kundër Covid-19.
Një prej tyre është Dr.Didier Raoult, i cili ka rritur shpresat për të trajtuar pacientët me një kombinim të hidroksilklorinës dhe azitromicinës me antibiotikë, por një nismë të tillë shumë specialistë të shëndetësisë e refuzojnë t’a miratojnë, pasi mungon një studim serioz.
Presidenti Francez, të enjten, Emmanuel Macron u takua me Raoult dhe ekipin e tij në Marsejë për të diskutuar rreth studimeve të tyre të fundit.
Kompania Sanof, e pranoi se “interpretimet” e të dhënave paraprake në dispozicion të hidroksilklorinës për të luftuar virusin Covid-19, ndryshojnë shumë.



