Suzana Aga, eksperte punësimi duke folur përmes një lidhje skype për “Mcn Informacion” tha që ka shumë kërkesa nga të rinjtë për të punuar në shtet, por meritokracia s’është funksionale.
“Kërkesa për të punuar në shtet ka shumë nga të rinjtë, por s’arrijnë t’i fitojnë këto vende pune. Meritokracia s’është akoma funksionale në vendin tonë. Sa i takon privatit, ne nuk kemi profesionistë. Biznesi nuk kursen në pagë, sepse rekruton nga Azia dhe Afrika. Shteti është më joshës për shkak të përfitimeve, jo vetëm në pagë, por edhe rritjen në administratë. Pse nuk përputhet kërkesa dhe oferta? Pasi nuk janë profesionalisht të aftë.
Përveç faktit që vazhdojnë akoma qokat politike. Duke qenë një vend i vogël, edhe ne që punojmë në biznes privat, nuk pushon duke na rënë. Por unë në një biznes privat nuk mund të punësoj një të paaftë. Në administratë, vazhdojnë akoma të rrinë në kafe, kryesisht në disa pozicione kyçe në administratë".



