Meta dhe Kim me mesazhe për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Meta dhe Kim me mesazhe për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Meta ka cituar ish-Presidentin e SHBA, Franklin Delano Roosevelt, i cili është shprehur se, “liri do të thotë epërsi e të drejtave të njeriut kudo. Mbështetja jonë shkon për ata, që luftojnë për të fituar ato të drejta dhe për t’i mbajtur ato. Forca jonë është uniteti i qëllimit të përbashkët. Për atë koncept të lartë nuk mund të ketë fund përveç fitores”.

“Dita e të Drejtave të Njeriut, na kujton sot se lufta për mbrojtjen e tyre është një proces i pandalshëm dhe se ende ka shumë për të bërë për garantimin e plotë të tyre, veçanërisht në kushtet e pandemisë COVID-19, kur nën justifikimin e masave parandaluese janë ligjëruar edhe masa shtrënguese, që në praktikë kufizojnë së tepërmi liritë dhe të drejtat tona”, ka theksuar Meta.

“Megjithë sfidat, që po kalon shoqëria, për asnjë arsye, nuk duhet të lejojmë heqjen dorë nga ushtrimi i plotë i të drejtave themelore, që i garanton Kushtetuta, veçanërisht nga përkushtimi për të garantuar të drejtën e jetës për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdesin e domosdoshëm shëndetësor në këto momente të vështira”, ka nënvizuar Meta.

“Populli shqiptar është zotuar në ligjin themeltar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror”, ka vijuar Meta.

“Të drejtat dhe liritë themelore nuk janë vetëm koncepte të shkruara në letër. Ato janë të drejta absolute, që kushdo, pa asnjë dallim, ka detyrimin t`i respektojë dhe mbrojë. Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi të gjithë bashkë, kundër çdo lloj tendence autokratike, që vë në rrezik sistemin demokratik të vlerave dhe të drejtave që duhet të gëzojë çdo shqiptar. Koha për restart! Së bashku do t’ia dalim se rrugë tjetër nuk mund të ketë!”, përfundon Meta.

Edhe Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë sot një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ku konfirmon angazhimin për ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë angazhimin e tyre për ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore që ne të gjithë çmojmë. Qeverisja që mbështet dinjitetin e të gjithë njerëzve e bën botën më të qëndrueshme, më të zhvilluar dhe të sigurt. Në Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe çdo ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara në përparimin e këtyre lirive themelore”, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të Ambasadës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy