
Donald Trump dhe Steve Bannon mendojnë se do të ketë luftë civile në rast humbjeje në zgjedhjet amerikane, të cilat pritet të mbahen me 3 nëntor të 2020.
Presidenti dhe ish-këshilltari i tij, të dy, kanë rikthyer një skenar “apokaliptikë” nëse Trump nuk konfirmohet në krye të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nga një gazetar se si do të vepronte nëse Biden do të fitonte zgjedhjet, Trump është përgjigjur: hiqni fletvotimet me postë dhe do jetë një tranzicion paqësor. E them sinqerisht se s’do të ketë një transferim pushteti, por vazhdimësi të tij”.
Për disa muaj, Presidenti është shprehur për një skenar manipulimi zgjedhor në zgjdhjet presidenciale nga demokratët.
Në konventen republikane, Trump tha: E vetmja mënyrë për të fituar zgjedhjet është nëse ato do manipulohen.
Një mendim të tillë ndan edhe Steve Bannon, ish-këshilltari i tij në Shtëpinë e Bardhë, i cili është shprehur se humbja e Trump do të jetë ekuivalenti i një lufte civile, e cila mund të shpërthejë mbrëmjen e tre nëntorit, kur demokratët do të refuzojnë fitoren e Trump.
Deklarata e tij u tha gjatë një seminari, ku tema e përzgjedhur s’le aspak hapësirë për interpretim: “Demokratët po vjedhin këto zgjedhje”.
Sipas ish-strategut të Trump, i cili është arrestuar së fundmi me dyshimin për mashtrim, demokratët synojnë të manipulojnë zgjedhjet presidenciale, përmes votimit me postë.
“Covid-19 u krijua nga Partia Komuniste Kineze dhe demokratët menduan se kjo gjë do t’i ndihmonte ata të fitonin. Mirëpo, gjatë zgjedhjeve paraprake, ata e kuptuan se i kishin frikësuar aq shumë zgjedhësit e tyre, sa po rrezikonin humbjen. 69% e tyre nuk duan të shkojnë në qendrat e votimit. Prandaj ata menduan të ndërtonin një skenar të tillë manipulimi zgjedhor, përmes votimit me postë”.
Bannon theksoi se demokratët kanë punësuar 800 avokatë, të cilët drejtohen nga Eric Holder, ish-ministër i Drejtësisë në presidencën Obama, ndërsa kanë ngritur 200 procese gjyqësore, me qëllim ndryshimin e ligjeve zgjedhore dhe eleminimin e çdo pengese për të numëruar fletët e votimit të dërguara përmes postës.
Nëse Biden nuk do të ketë një avantazh të mjaftueshëm me 8 dhjetor, për të fituar votën e 14 dhjetorit në Kolegjin Zgjedhor, atëherë demokratët do të kenë Nancy Pelosi e cila do të zgjedhë presidentin kur Kongresi të mblidhet me 6 janar.



