Kushi: Konsultimet me studentët e Mjekësisë do të vazhdojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë

Kushi: Konsultimet me studentët e Mjekësisë do të vazhdojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, si dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, zhvilluan takimin e dytë konsultativ me studentët e mjekësisë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për punësimin dhe kontributin e tyre në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore. Në një postim në rrjete sociale Kushi theksoi se në ditët në vijim do të ketë sërish konsultime për të mbledhur mendimet dhe zgjidhjet më të mira për këtë çështje. “Në takimin e dytë konsultativ me studentët e Fakultetit të Mjekësisë vijuam diskutimet për të gjetur zgjidhjen më të mirë për punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore. Së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Prof. Arben Gjata, si dhe pedagogë të UMT, dëgjuam me vëmendje mendimet dhe sugjerimet e studentëve në lidhje me diskutimin e nisur për kontributin e tyre në Shqipëri. Konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të mbledhim të gjitha idetë dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira.” Studentët e mjekësisë protestuan ditën e sotme kundër marrëveshjes e cila parashikon që pas përfundimit të studimeve të punojnë 3 vite në Shqipëri, në të kundërt do të paguajnë një tarifë të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy