Pandemia Covid-19, dy të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Pandemia Covid-19, dy të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy qytetarë kanë humbur jetën dhe 46 raste pozitive me Covid-19 janë evidentuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Autoritetet kanë kryer në orët e fundit 560 teste të dyshuara, ndërsa numri i viktimave që nga fillim i pandemisë ka shkuar në 619.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 77 pacientë të rinj, duke e çuar numri e përgjithshëm në 13 165.

Rastet pozitive ditore në komunat e Kosovës:

Komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën, të përdorin maskë në ambiente të mbyllur, të shmangin grumbullime në ato vende, të cilat janë konsideruar shqetësuese për përhapjen e pandemisë së Covid-19.

Qeveria e Kosovës vendosi të premten të miratojë ndryshime të tjera në masat anti-Covid, ndërsa kaloi dhe fondin e pagave për orët shtesë të punonjësve të shërbimit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy