
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në ministri ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri Konstantina Kamitsi.
Në një postim në rrjete sociale Kushi thotë se me ambasadoren e re diskutuan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe sportit, si dhe për të gjitha nismat e Shqipërisë dhe vëmendjen e veçantë që i kushton vendi ynë shkollave të minoritetit grek në lidhje me kurikulat, programet, tekstet mësimore dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
Diskutuam rreth bashkëpunimit të deritanishëm të universiteteve tona në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe finalizimit të marrëveshjes në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore.



