Ky është Padër Flavio, prifti i cili është zhvendosur në Shqipëri që prej vitit 1993, pasi ringritjes së fesë në Shqipëri, duke dhënë kontribut në shumë qytete.
Fillimisht At Flavio e nisi misionin e tij në kishat në veri të Shqipërisë, ndërsa prej 7 vitesh është zhvendosur në kryeqytet. Në çdo ditë të javës, ai është në dispozicion të besimtarëve ku jo vetëm i pret, i dëgjon, por dhe i këshilluar dhe udhëzuar për të vepruar drejt.
Problemet të cilat ai dëgjon janë nga më të ndryshmet, por vështirësitë ekonomike dhe ikja e të rinjvë të cilët e shohin të ardhmen si të pashpresë në vendin tonë, i kanë bërë më shumë përshtypje.
29 vite qëndrimi në vendin tonë e kanë bashkuar me Shqipërinë, mënyrën e jetesës, ndaj ai nuk dëshiron të kthehet në Itali, por dëshirën ta mbyllë pjesën e mbetur të jetës këtu.



