Danimarka vendos hapjen e shkollave një muaj pasi i mbylli nga frika e Covid-19

Danimarka vendos hapjen e shkollave një muaj pasi i mbylli nga frika e Covid-19

Danimarka vendosi të hapë shkollat të mërkurën pas një muaj mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke u bërë vendi i parë në Europë që merr një vendim të tillë.  

Çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore po rihapen, pasi ato u mbyllen me datë 12 mars me qëllim për të parandaluar epideminë Covid-19, tha një korrespondent i AFP-së.

Shkollat po rihapen në gjysmën e komunave të Danimarkës dhe rreth 35 përqind e shkollave në Kopenhagë, pasi të tjerat kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përshtatur me protokollet shëndetësore që janë akoma në fuqi.

Mirëpo, të gjitha shkollat do të rihapen më datë 20 prill.

Në fillim të muajit prill, qeveria njoftoi se shkollat do të rihapen me kushtin që të gjithë fëmijët të mbajnë distancën e duhur dhe të respektojnë higjienën personale.

Shkollave u është kërkuar që të sigurojnë një distancë prej dy metrash mes tavolinave në klasa dhe pushimet e nxënësve duhet të organizohen në grupe të vogla.

Për t’iu përmbajtur këtyre udhëzimeve, shumë shkolla kanë hedhur idenë e krijimit të klasave në natyrë, duke paraqitur një sfidë kështu për shkollat e zonave urbane.

Disa prindër e kanë kundërshtuar vendimin për të rihapur shkollat, duke nënshkruar një peticion: “Fëmija im nuk është një kavie”, i cili është nënshkruar nga 18 mijë firma.

Nxënësit e shkollave të mesme do të vazhdojnë me klasat në distancë dhe pritet që të kthehen në shkolla me datë 10 maj.

Danimarka të martën ka raportuar 6 mijë e 691 raste me Covid-19, si dhe 299 viktima.

Qeveria ka ndaluar takimet mbi 10 persona, gjithashtu ka mbyllur baret, restorantet, parukeritë, klubet e natës dhe qendrat tregtare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy