Moti i trazuar me erë ka kushtëzuar aktivitetin tregtar në portin e Durrësit. Përpunimi i anijeve është shoqëruar me ndërprerje të punës, në varësi të forcës së erës.
Si pasojë e kushteve atmosferike është pezulluar edhe lundrimi i njërit prej trageteve të linjës Durrës-Bari. Gazetarja Ervina Garo raportoi për "MCN Live" se nga Autoriteti Portual, parashikohet rikthim në normalitet i lundrimit në orët në vijim.
Ndërkohë, është pezulluar edhe lundrimi i flotës së peshkimit dhe të gjitha anijet ndodhen aktualisht në mol.



