
Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, bashkë me stafin e Ambasadës, kanë zhvilluar sot një maratonë për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor “GlobalMile, një maratonë 24 orëshe!”.
“Sot vrapojmë për ndërgjegjësimin për =ShëndetinMendor”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Ata kanë vrapuar dhe kanë ecur me biçiklete, për të mbledhur fonde ndaj nismës “Kokat Bashkë”.
Sipas njoftimit të Ambasadës, kjo nismë synon “të luftojë stigmën dhe të ndryshojë bisedën rreth shëndetit mendor”.



